Ndërlidhjet

Asnjë vendim për të ardhmen e kreut të BP-së


Gjiganti energjetik, British Petrolium, nuk ka marrë ende asnjë vendim për të ardhmen e shefit ekzekutiv, Tony Hayward. Mediat britanike kanë njoftuar se ai është duke negociuar me udhëheqjen e BP-së lidhur me kushtet e tërheqjes nga pozita.

Gjasat më të mëdha për ta zëvendësuar Haywardin thuhet se i ka drejtori i tanishëm i menaxhimit, Bob Dudley.

"BP ka parë qarkullimet në shtyp lidhur me ndryshimet e mundshme të menaxhmentit. BP konfirmon se asnjë vendim përfundimtar nuk është marrë lidhur me këtë çështje", thuhet një një deklaratë të kompanisë që e transmeton Skynews.
XS
SM
MD
LG