Ndërlidhjet

logo-print

BE pritet të miratojë sanksione shtesë kundër Iranit


Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duhet ta zgjidhin mosmarrëveshjen bërthamore me Teheranin përmes paktit të propozuar për këmbim të karburanit dhe jo me vendosjen e sanksioneve shtesë, tha kreu i Energjisë Atomike të Iranit, Ali Akbar Salehi.

Deklaratat e tij vijnë derisa ministrant e jashtëm të Bashkimit Evropian pritet të miratojnë sot zyrtarisht kufizime në sektorin iranian të energjisë.

Ministri i jashtëm belg, Steven Vanackere, tha se sanksionet e BE-së do të jenë të nevojshme nëse Teherani vazhdon të mos bashkëpunojë me përpjekjet diplomatike.

“Ne duam të jemi në gjendje që ta nxisim Iranin për t’iu kthyer tavolinës së bisedimeve. Është një pozicion, ku e dimë se dialogu mund të jetë zgjidhje e problemeve. Por, në të njëjtën kohë, pasi kjo është një udhë e dyfishtë, nëse dialogu nuk është i mundshëm, sanksionet do të jenë të domosdoshme”, tha Vanackere.

Fuqitë perëndimore dyshojnë se Irani synon prodhimin e bombës atomike - akuza që hidhen poshtë nga Teherani zyrtar.
XS
SM
MD
LG