Ndërlidhjet

BE miraton sanksione të reja kundër Iranit


Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë miratuar zyrtarisht paketën e sanksioneve të reja kundër Teheranit. Masat parashohin kufizime në sektorin e tregtisë, energjisë dhe atë bankar.

Ato do të futen në fuqi javën e ardhshme pasi të jenë publikuar në gazetën zyrtare të BE-së.

Masat e Bashkimit Evropian pasojnë raundin e katërt të sanksioneve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara kundër Iranit, që u miratua muajin e kaluar.

Fuqitë perëndimore dyshojnë se Irani synon prodhimin e bombës atomike. Teherani zyrtar i hedh poshtë këto akuza.
XS
SM
MD
LG