Ndërlidhjet

Weller: Autogol spektakular i Serbisë


Hagë, 22 korrik 2010.

Hagë, 22 korrik 2010.

“Serbia ka bërë një autogol spektakular duke i dëmtuar interesat e saj afatgjate”, tha sot në Prishtinë, Mark Weller, ekspert i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin "Cambridge”. Në një debat të organizuar nga Klubi për Politikë të Jashtme, mbi hapat që duhet ndërmarrë pas vendimit të GJND-së për pavarësinë e Kosovës, Weller ka kërkuar nga autoritetet kosovare që të shfrytëzojnë momentin dhe ta kapitalizojnë mendimin e GJND-së.


Autogol spektakular për Serbinë - kështu e cilësoi eksperti i së drejtës ndërkombëtare, Mark Weller, mendimin këshillëdhënës të GJND-së, i cili u dha në pyetjen e Serbisë nëse institucionet e Kosovës kishin shkelur të drejtën ndërkombëtare duke shpallur pavarësinë.

Ai tha se Serbia ka dëmtuar interesat e saj afatgjate me këtë kërkesë, që nuk doli në favor të saj.

Por, Weller kërkoi nga autoritetet kosovare që t’i përvishen punës dhe ta kapitalizojnë mendimin e GJND-së, në mënyrë që të fitojnë njohje të reja dhe ta forcojnë shtetësinë.

“Ky mendim i dha Kosovës atë që meritoi - njohje universale të shtetësisë, që u fitua në një vuajtje të paprecedencë të popullatës, për një periudhë të gjatë kohore. Por, këshilla ime është: Mos e humbasni këtë rast!"

Mark Weller
"Kemi dëgjuar për 55 emisarë të dërguar nga Serbia në botë për të argumentuar se ky opinion nuk ka rëndësi, se ky opinion nuk i përgjigjet pyetjes së gjerë. Kosova duhet të përgatitet për krijimin e qëndirmit se pse mendimi ka kuptim që shkon përtej asaj se shpallja e pavarësisë ishte e ligjshme”,
tha Weller, duke kërkuar nga diplomacia kosovare angazhim të thellë.

“Mos e humbasni momentin! Kapitalizojeni atë! Nuk ka moment më të rëndësishëm sesa ky për të arritur numër të madh të njohjeve, për të përmirësuar raportet me BE-në. Shfrytëzojini aletatët!”, tha Weller në debatin mbi mendimin e GJND-së, të organizuar nga Klubi për Politikë të Jashtme.

Panelistë të fushës juridike si dhe nga shoqëria civile kanë analizuar në hollësi mendimin e dhënë nga GJND-ja.

Ata, duke interpretuar opinionin, theksuan se ka pika, të cilat Serbia mund t’i shfrytëzojë për ta paraqitur mendimin si të ngushtë. Megjithatë, përfundim i debatit ishte se i tërë mendimi i GJND-së ishte në favor të Kosovës.

Por, përballë ofensivës së sërishme të Serbisë te vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, panelistët thanë se diplomacia kosovare duhet ta shfrytëzojë vendimin e GJND-së dhe të jetë më e shpejtë se Serbia në lobim.

Publicisti Veton Surroi tha se pozitën që fitoi Kosova pas mendimit të GJND-së, duhet shfrytëzuar në formën më të mirë të mundshme.
Veriu i Kosovës, pas gjykimit të Hagës, shndërrohet në një Katanga dhe një Qipro Veriore nga aspekti i së drejtës ndërkombëtare - dhe ky është një avantazh që duhet përdorur Kosova.

Surroi tha se Prishtina zyrtare tani ka një atu të fuqishme për të shtrirë kontrollin në pjesën veriore të vendit, e cila kontrollohet nga strukturat paralele serbe.

Veriu i Kosovës, pas gjykimit të Hagës, shndërrohet në një Katanga dhe një Qipro Veriore nga aspekti i së drejtës ndërkombëtare - dhe ky është një avantazh që duhet përdorur Kosova. Veiru mbahet falë ndërhyrjes së një shteti tjetër dhe kjo është e penalizueshme me të drejtën ndërkombëtare”, tha Surroi.

Në anën tjetër, akademik Esat Stavileci vlerësoi se tani ekziston një moment shumë i përshtatshëm për të larguar njëherë e përgjithmonë fjalën ‘neutralitet’ ndaj statusit nga fjalori i BE-së.
...është një moment shumë i përshtatshëm që Bashkimi Evropian të fillojë të bashkohet rreth pavarësisë së Koosvës.

“Kujtoj se është një moment shumë i përshtatshëm që Bashkimi Evropian të fillojë të bashkohet rreth pavarësisë së Koosvës dhe këtu, në mënyrë të veçantë, duhet bërë përpjekje që të angazhohemi, të bëjmë trysni sa ka mundësi, në këto bashkëpunimet ndërkombëtare dhe lidhjet që i kemi, që të pushojë neutraliteti karshi pavarësisë së Kosovës në BE”, tha Stavileci.

Panelistë të ndryshëm kanë kërkuar që pas qartësisë së mendimit këshillëdhënës të GJND-së, të rishikohen raportet mes institucioneve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare, duke u fokusuar në kërkimin e sa më shumë përgjegjësive për institucionet vendëse, apo më shumë pavarësi e më pak mbikëqyrje.

Por, eksperti Mark Weller u sugjeroi kosovarëve që të mos nguten në këtë drejtim, meqë lufta më e madhe, sipas tij, ende mbetet me Serbinë, dhe se asaj duhet kundërvënë me ofensivë të njëjtë diplomatike.
XS
SM
MD
LG