Ndërlidhjet

Assange: Në dokumente ka dëshmi të krimit në Afganistan


Shtetet e Bashkuara kanë dënuar fuqishëm zbulimin e informatave të fshehta për luftën në Afganistan. Këshilltari për siguri komnbëtare, Xhejms Xhons, tha se kjo mund t’i rrezikojë jetët dhe mund ta kërcënojë sigurinë kombëtare.

Vlerësohet se afro 92 mijë dokumente sekrete të ushtrisë amerikane për luftën në Afganitsan, janë paraqitur në internet nga faqja Wikileaks. Themeluesi i faqes, Julian Assange, tha se dokumentet duket se përmbajnë dëshmi të krimeve të luftës kundër civilëve afganë.

“Varet nga Gjykata, e cila, në fund të fundit, vendos nëse ka krim. Në këto materiale duket se ka dëshmi të krimeve”, tha ai.

Në dokumente thuhet se përfshihen vrasje të paraportuara të civilëve afganë dhe operacionet sekrete të forcave speciale të Shteteve të Bashkuara kundër liderëve talibanë.

Publikimin e tyre e kanë dënuar edhe NATO-ja, Britania dhe Pakistani.
XS
SM
MD
LG