Ndërlidhjet

Temperaturë rekorde në Moskë


Instituti Meteorologjik i Moskës ka regjistuar temperaturën prej 37.2 gradësh, që është më e larta në Rusi që kur kanë nisur matjet.

Dita e sotme ka thyer rekordin e korrikut të vitit 1920, kur është shënuar 36.8 gradë celsius.

Meteorologët parashikojnë ngritje në 40 gradë të enjten, përderisa gjatë fundjavës pritet rënie graduale e temperaturave.

Vala e nxehtë po shkakton probleme shëndetësore në veçanti te të moshuarit dhe fëmijët.

XS
SM
MD
LG