Ndërlidhjet

Rusia hedh poshtë kritikat e Iranit


Rusia i ka cilësuar të papranueshme dhe të papërgjegjshme kritikat e presidentit iranian drejtuar Moskës.

Javën e kaluar, Mahmud Ahmadinexhad e ka quajtur homologun rus, Dmitri Medvedev “zëdhënës të armiqve të Iranit”.

Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ruse thuhet se “Teherani do të duhej të merrte hapa konkretë dhe konstruktivë në zgjidhjen e çështjes bërthamore, në vend se të përdorë retorikë të pafrytshme e të papërgjegjshme”.

Rusia, tradicionalisht aleate diplomatike dhe ekonomike e Iranit, kohët e fundit ka ngurtësuar dukshëm qëndrimin ndaj Teheranit.
XS
SM
MD
LG