Ndërlidhjet

Rumani: 7 të vrarë nga rrëzimi i helikopterit


Gjashtë trupa izraelite dhe një ushtar rumun kanë humbur jetën nga rrëzimi i helikopterit në pjesën qendrore të Rumanisë.

Burime të paidentifikuara ushtarake u thanë mediave rumune se incidenti ndodhi pranë Brashovit, rreth 160 kilometra në veri të Bukureshtit.

Sipas të njëjtave burime, helikopteri CH 53 po merrte pjesë në stërvitjet e përbashkëta ushtarke ndërmjet Rumanisë dhe Izraelit.

Ministria e Punëve të Brendshme në Bukuresht nuk ka konfirmuar ende vdekjen e ushtarëve.
XS
SM
MD
LG