Ndërlidhjet

Kirgizi: Protestë kundër misionit të OSBE-së


Qindra njerëz kanë protestuar sot në qytetin Osh, në kundërshtim të planit për vendosjen e misionit ndërkombëtar në Kirgizi.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian do të dërgojë 50 policë për të ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit në vend.

Kundërshtarët e misionit thonë se autoritetet vendore janë të afta për t’u përballur me problemet e mundshme.

Në dhunën e muajit të kaluar ndërmjet kirgizëve etnikë dhe grupeve uzbeke kanë humbur jetën qindra persona, ndërsa 400 mijë të tjerë janë detyruar të largohen.
XS
SM
MD
LG