Ndërlidhjet

Irani dënon sanksionet e BE-së



Ministria e Jashtme e Iranit ka shprehur “keqardhjen e thellë dhe ka dënuar” sanksionet e reja të miratuara nga Bashkimi Evropian dhe Kanadaja.
BE-ja dhe Kanadaja miratuan sanksione shtesë, më të ashpra ndaj Iranit, të cilat kanë si cak kryesisht sektorin e energjisë.

Në mesin e masave janë dhe bllokimi i aktiviteteve me bankat iraniane, në mënyrë që ato të mos jenë në gjendje të investojnë në sektorin e naftës, gazit dhe rafinerive.

“Padyshim nuk është asnjëherë mirë për vendet eksportuese kur vendosen sanksione të tilla. Nuk është mirë as për ne. Por më e keqja do të ishte të lejohej Irani të zotëronte armë bërthamore”, tha ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervele pas takimit të djeshëm të BE-së.
XS
SM
MD
LG