Ndërlidhjet

Regjisori Oliver Stone akuzohet për anti semitizëm



Regjisori Oliver Stone është akuzuar nga një organizatë hebreje se ka qëndrime anti semite. Akuzat erdhën pas deklaratës së regjisorit se “dominimi hebrej në media” ka shkaktuar masakrimin e Hitlerit. Stone i bëri komentet gjatë një interviste për “Sunday Times” të Londrës.

Abraham Foksman nga “Anti-Defamation Ligue” tha se komentet e Stone përmbanin disa nga stereotipet dhe koncpetet konspirative për të zhbërë fuqinë dhe ndikimin e hebrejeve.

Stone, pas reagimeve ka kërkuar ndjesë duke theksuar se “padyshim që hebrejtë nuk kontrollojnë mediat apo ndonjë industri tjetër”.
XS
SM
MD
LG