Ndërlidhjet

Mullen në Irak për tërheqjen e trupave



Admirali Majk Mullen, shefi i shtabit të ushtrisë amerikane, udhëton sot drejt Irakut për të diskutuar planet e tërheqjes së trupave dhe përpjekjet për krijimin e një qeverie koalicioni.

Mullen viziton Bagdadin pas qëndrimit dy ditor në Afganistan. Mullen do të takohet me presidentin Xhalal Talabani, kryeministrin Nuri al Maliki dhe komandantin e forcave amerikane në Irak, gjeneralin Rei Odierno.

Aktualisht në Irak gjenden 77500 ushtarë amerikanë, por të gjitha trupat luftuese do të tërhiqen deri në 1 shtator. 50 mijë trupat që do të mbeten do të kenë rol këshillues. Ky kontigjent parashihet të largohet nga Iraku deri në dhjetor të 2011.
XS
SM
MD
LG