Ndërlidhjet

Rusia dënon sanksionet e BE-së ndaj Iranit



Ministria e Jashtme e Rusisë ka deklaruar se sanksionet shtesë të BE-së ndaj Iranit zhvlerësojnë përpjekjet ndërkombëtare për zgjidhjen e kundërthënieve lidhur me programin bërthamor të Iranit.

Irani deklaroi se është i gatshëm t’i rokthehet bisedimeve për shkëmbimin uraniumit të pasuruar me karburant bërthamor. Por diplomacia iraniane “ka dënuar” sanksionet e reja të miratuara nga Bashkimi Evropian dhe Kanadaja.

BE-ja dhe Kanadaja miratuan sanksione shtesë, më të ashpra ndaj Iranit, të cilat kanë si cak kryesisht sektorin e energjisë.

“Padyshim nuk është asnjëherë mirë për vendet eksportuese kur vendosen sanksione të tilla. Nuk është mirë as për ne. Por më e keqja do të ishte të lejohej Irani të zotëronte armë bërthamore”, tha ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervele pas takimit të djeshëm të BE-së.
XS
SM
MD
LG