Ndërlidhjet

logo-print

Kamerun i zemëruar me kundërshtarët e Turqisë në BE



Kryeministri britanik, Dejvid Kamerun po vazhdon vizitën në Turqi, ku është takuar me homologun turk, Rexhep Taip Erdogan.

Britania ka mbështetur në vazhdimësi anëtarësimin e Turqisë në BE. Në fjalimin që Kamerun ka mbajtur sot e ka përshkruar Britaninë si “avokatin më të fuqishëm” të Turqisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Ai shtoi se duke pasur parasysh çfarë ka bërë Turqia si anëtare e NATO-s për mbrojtjen e Evropës dhe kontributin që po jep në Afganistan, “jam i zemëruar” me kundërshtarët e integrimit të Turqisë në BE, të cilët kanë ngadalësuar përparimin.

Pas Turqisë Kamerun do të udhëtojë për në Indi.
XS
SM
MD
LG