Ndërlidhjet

Stërvitje të EULEX-it, KFOR-it dhe Policisë në veri


Nga 27 deri më 28 korrik të vitit 2010, një ushtrim që përfshin Policinë e Kosovës, EULEX-in dhe forcat e KFOR-it do të mbahet në zonën e Zubin Potok, njofton Zyra për informim e KFOR-it.

"Qëllimi i këtij ushtrimi është zgjerimi i bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it për të trajnuar procedurat pozicionuese të operacioneve të përbashkëta. Kjo është gjithashtu një mundësi për të informuar personelin e ri pas rotacioneve", thuhet në komunikatë.

"Policët dhe ushtarët do të angazhohen me automjete të numërta. Ky ushtrim nuk është përgjigje ose përgatitje për çfardo situate të vazhdueshme, apo e pritur në Kosovë".

Bashkëpunimi mes Policisë së Kosvës, EULEX-it dhe KFOR-it është njëra nga shtyllat për ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt dhe lëvizjen e lirë në të mirë të popullit të Kosovës, njofton KFOR-i.
XS
SM
MD
LG