Ndërlidhjet

Ahmadinexhad: Irani s'ka ndihmuar talibanët


Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, ka hedhur poshtë akuzat se qeveria e tij ndihmon kryengritësit talibanë në Afganistan.

Në një intervistë për televizionin amerikan, CBS, Ahmadinexhad tha se “Teherani nuk mbështet asnjë grup”.

Ai i bëri këto komente pas zbulimit të dokumenteve sekrete të ushtrisë amerikane për luftën në Afganistan. Në to thuhet se Irani u ka dhënë mbështetje rebelëve afganë.

Ahmadinexhad tha se është i gatshëm të bisedojë me presidentin Barak Obama.
XS
SM
MD
LG