Ndërlidhjet

Mbi një miliard dollarë ndihmë Kirgizisë


Qeveria e Kirgizisë tha se donatorët ndërkombëtarë kanë rënë dakord për paketën në vlerë prej 1.1 miliard dollarësh, për të ndihmuar vendin në 30 muajt e ardhshëm, pas dhunës etnike.

Vendet donatore duhet të konfirmojnë shumën.

Në përleshjet ndërmjet kirgizëve etnikë dhe grupeve uzbeke humbën jetën së paku 316 persona, ndërsa qindra mijëra të tjerë janë detyruar të largohen nga vendi.

Dhuna ka prekur rëndë ekonominë e varfër të Kirgizisë.
XS
SM
MD
LG