Ndërlidhjet

Britania refuzon kërkesën për ekstradim të Ganiqit


Ejup Ganiq
Ejup Ganiq
Gjykata britanike ka refuzuar kërkesën e Serbisë për ekstradimin e ish-anëtarit të kryesisë së Bosnjë e Hercegovinës, Ejup Ganiq.

"Nuk më është dhënë ndonjë dëshmi e re, e cila do të mund të përshkruhej si e besueshme. Ky proces ka nisur dhe po përdoret për qëllime politike", ka thënë gjykatësi Timothy Workman.

Ai bëri të ditur se Ganiq do të lirohet sa më parë që të jetë e mundur.

Ganiq, 64 vjeç, u arestua më 1 mars në aeroportin Heathrow të Londrës mbi bazën e një fletëarrestimi të lëshuar nga Serbia, lidhur me vrasjen e trupave serbe në Bosnjë.

Serbia e akuzon Ganiqin se ka urdhëruar vrasjen e mbi 40 ushtarëve të armatës jugosllave gjatë tërheqjes së tyre nga Sarajeva, në fillim të viteve të '90-ta.

Anëtari i presidencës boshnjake, Haris Silajxhiq, pati deklaruar më herët aksionet kundër Ganiqit duhet t’i ndërgjegjësojnë boshnjakët, që të luftojnë me të gjitha mjetet për t’i mbrojtur të drejtat e qytetarëve të tyre kundër agresionit, që është kryer ndaj Bosnjës.

Rasti ka thelluar marrëdhëniet e brishta ndërmjet Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës dhe karakterizohet si ngjarje që reflekton raportet e përgjithshme në Ballkan.

Lexoni edhe këto:
Bosnja dhe Serbia luftojnë për ekstradimin e Ganiqit
Rikthehen fantazmat e luftës së Bosnjës
XS
SM
MD
LG