Ndërlidhjet

BE vazhdon misionin në Gjeorgji


Bashkimi Evropian ka zgjatur mandatin e misionit të tij monitorues në Gjerogji.

Në deklaratën e BE-së thuhet se "këshilli i ministrave ka miratuar vendimin për t'i zgjatur mandatin misionit të sigurisë në Gjeorgji deri në shtator të 2011-ës".

Në kuadër të misionit evropian shërbejnë 225 vëzhgues civilë, të cilët patrullojnë përgjatë kufijve të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut. Këto dy të fundit ishin qendër e konfliktit të vitit 2008 ndërmjet forcave gjeorgjiane dhe atyre ruse.

Zyrtarët e Gjeorgjisë kanë përshëndetur vazhdimin e misionit, duke theksuar rëndësinë e tij në parandalimin e dhunës.
XS
SM
MD
LG