Ndërlidhjet

logo-print

Xavier de Marnhac, shef i ardhshëm i EULEX-it


Gjenerali Xavier Bout de Marnhac është emëruar të martën shef i ardhshëm i Misionit të Bashkimit Evropian, EULEX, në Kosovë.

Vendimi është marrë nga Komisioni i BE-së për Politikë dhe Siguri, njofton Zyra për informim e EULEX-it.

Pasardhësi i Yes de Karmabonit do të marrë postin më 15 tetor, 2010, ndërkohë që emërimi është bërë për një vit, me mundësi ripërtëritjeje edhe për një vit.

Xavier Bout de Marnhac ka qenë komandant i forcave të NATO-s në Kosovë në periudhën 2007-2008.
XS
SM
MD
LG