Ndërlidhjet

Pakistan: Aeroplani përplaset me 152 vetë


Raportohet se një aeroplan i udhëtarëve me 152 vetë është rrëzuar në malet afër kryeqytetit Islamabad.

Nuk ka pasur informacione të menjëhershme për fatin e udhëtarëve.

Zëdhënësi i Autoritetit Civil të Aviacionit, Parvez Georg, tha se aeroplani i takonte kompanisë private Air Blue dhe po fluturonte nga Karaçi në Islamabad.

Ekipet e shpëtimit po përpiqen t’i afrohen vendit ku ka ndodhur përplasja, që është afro dy kilometra nga Islamabadi.
XS
SM
MD
LG