Ndërlidhjet

logo-print

Argjentinë: Maradona nuk është më trajner i kombëtares


Diego Maradona nuk është më trajner i futbollistëve të Argjentinës. Asociacioni i Futbollit i këtij vendi njoftoi se nuk do ta ripërtrijë kontratën me Maradonën, duke e përfunduar kështu periudhën 21 mujore, gjatë së cilës trajner ishte Diego Maradona.

Gjatë kësaj pune, u reflektua historia e tij personale e sjelljes së paparashikueshme.

Asociacioni i Futbollit i Argjentinës (AFA) i kishte ofruar atij kontratën katër vjeçare për të punuar deri në kampionatin botëror në vitin 2014, por Maradona kishte këmbëngulë se do të mbetej trajner, vetëm nëse i gjithë stafi i tij vazhdon të punoj.

Por, ky ishte kush i papranueshëm për presidentin e AFA-s, Julio Grondona, i cili dëshironte ndërrimin e disa ndihmësve të Maradonës, përfshirë edhe mikun e afërt të tij, Alejandro Mancuso.
XS
SM
MD
LG