Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Ushtria pa llogari për fondet në Irak


Një agjenci mbikëqyrëse federale e Shteteve të Bashkuara, ka kritikuar ushtrinë amerikane për dështim, që në mënyrë përkatëse të paraqes llogari për miliarda dollarë, që i kishte marrë për të ndihmuar në ripërtritjen e Irakut.

Inspektori i përgjithshëm special për rikonstruktimin e Irakut, tha se Departamenti i mbrojtjes nuk është i aftë të paraqes llogari për 96% të të hollave.

Inspektori thotë se për 8.7 prej 9 miliardë dollarësh, nuk ka llogari.

Ushtria e Shteteve të Bashkuara thotë se fondet nuk janë domosdoshmërisht të zhdukura, por ndoshta shënimet për shpenzimin e tyre janë arkivuar.
XS
SM
MD
LG