Ndërlidhjet

Hyseni: Takime me përfaqësues të shteteve në OKB


Ministri i jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni, është takuar me shumë përfaqësues të vendeve në OKB, që nuk e kanë njohur Kosovën, duke kërkuar nga ata që të “lëvizin në drejtim” të njohjes së shtetësisë së Kosovës.

Në këto takime në Nju Jork, siç njofton Ministria e jashtme e Kosovës, zoti Hyseni u ka shpjeguar bashkëbiseduesve të tij përmbajtjen dhe kuptimin e mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, për pavarësinë e Kosovës.

Meqë ky mendim ishte në favor të Kosovës, ministri Hyseni, ka thënë se “është rikonfirmuar e drejta e Kosovës për shtetësi”.

Në njoftim nuk është saktësuar se me përfaqësuesit e cilave shteteve është takuar zoti Hyseni.
XS
SM
MD
LG