Ndërlidhjet

Islamabad: Janë gjetur pesë të mbijetuar nga aeroplani i rrëzuar


Zyrtarët e Paksitanit thonë se janë gjetur pesë persona që e kanë mbijetuar përplasjen e aeroplanit afër maleve në Islamabad, në të cilin gjendeshin 152 vetë.

Zyrtari lokal i Islamabadait, Imtiaz Inayat, i tha televizionit Geo se janë gjetur edhe “katër ose pesë trupa të pajetë”.

Aeroplani, i cili u përplas në malet Margla, i takonte kompanisë private Air Blue, dhe po fluturonte nga Karaçi në Islamabad.

Zëdhënësi i kësaj kompanie tha se “është e qartë se shkak i përplasjes ishte moti i keq, por këtë ua lëmë hetuesve”.
XS
SM
MD
LG