Ndërlidhjet

Mal i Zi: Nuk janë gjetur dëshmi për varrezën masive të shqiptarëve


Autoritetet e Malit të Zi thonë se hetimet për dyshimet lidhur me një varrezë masive kanë përfunduar, pasi nuk janë gjetur dëshmi se shqiptarët e Kosovës janë varrosur në atë lokalitet.

Zëdhënësja e një gjykate, Bilana Çoviq, tha sot se nuk janë gjetur gjurmë të varrezës masive në një lokalitet në Andrijevicë, afër kufirit me Malin e Zi.

Mali i Zi kishte zhvilluar hetime sipas kërkesës së Prishtinës, e cila kishte informacione se shqiptarët e Kosovës, të vrarë gjatë luftës në vitet 1998-99, ndoshta janë varrosur në Andrijevicë.
XS
SM
MD
LG