Ndërlidhjet

Vestervele: Turqia të përmbushë kriteret për në BE



Gjermania i ka bërë thirrje Turqisë të vazhdojë të punojë në përmbushjen e kritereve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Vestervele tha se anëtarësimi i mundshëm “është një proces i hapur dhe nuk ka përfundime automatike”. Komentet e shefit të diplomacisë gjermane u bënë gjatë vizitës së tij në Stamboll.

Vizita zhvillohet një ditë pas asaj të kryeministrit britanik në Turqi. Kamerun tha se Britania është avokati më i fuqishëm për anëtarësimin e Turqisë në BE dhe shprehu zemërimin me kundërshtarët e këtij procesi.

Gjermania e Franca janë dy vendet që nuk duan anëtarësimin e Ankarasë në BE, por pëlqejnë një partneritet të posaçëm.
XS
SM
MD
LG