Së paku 45 persona janë konfirmuar të vdekur dhe shumë të tjerë besohet të kenë humbur jetën nga rrëzimi i aeroplanit në Pakistan. Operacionet e kërkimit vazhdojnë megjithë shiun e dendur, derisa janë shuar shpresa për të gjetur të mbijetuar të tjerë.
Pesë persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat. Në momentin e aksidentit në aeroplanin që ishte nisur nga Karaçi drejt Islamabadit ishin 152 vetë. Aeroplani, që i takonte një kompanie private, u rrëzua 2km larg qendrës së kryeqytetit pakistanez.
Pakistani ka shpallur një ditë zie kombëtare.