Ndërlidhjet

logo-print

Gorani mohon statusin special dhe autonominë për veriun


Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Dukagjin Gorani, ka mohuar të ketë deklaruar për gazetën “Blic” të Beogradit se qeveria e Kosovës është e gatshme të shqyrtoj statusin special ose autonominë për pjesën veriore.
Në prononcimin për radion Evropa e Lirë, Dukagjin Gorani ka thënë se “kemi të bëjmë me transmetim qëllimisht të gabuar të deklaratës së tij në të cilën është apostrofuar statusi special dhe autonomia”.
Gorani shpjegon se fjala është për “taktikë të vogël në të cilën statusi special dhe autonomia synojnë të paraqiten si fakt i garantuar dhe si pikë e mundshme në bisedimet teknike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”.
XS
SM
MD
LG