Ndërlidhjet

Dodik: Po pavarësisë së Kosovës, veriu në Serbi



“Serbia duhet të ndërgjegjësohet se Kosova gjithmonë e më pak është pjesë e Serbisë”, deklaroi kryeministri i Republikës Serbe të Bosnjës, Millorad Dodik.

“Është shumë e vështirë të japësh Kosovën dhe besoj se asnjë politikan nuk mund ta bëjë një hap të tillë. Por çështja është gjithmonë e më pak mes Kosovës e Serbisë e gjithmonë e më tepër ka të bëjë me raportet mes bashkësisë ndërkombëtare e Serbisë”, tha Dodik.

Dodik ka theksuar se Beogradi duhet të paraqesë kushtet e veta për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Nëse dëshironi që Beogradi ta njohë pavarësinë e një pjese të Kosovës ne kërkojmë që veriu të mbetet në Serbi, derisa serbët që mbeten jashtë kësaj pjese të kenë status special”, tha kryeministri i Republikës Serbe të Bosnjës.

Millorad Dodik i bëri këto komente për të përditshmen serbe “Veçernje Novosti”.
XS
SM
MD
LG