Ndërlidhjet

Ditë zie në Pakistan

  • RFE /RL

Familjarët e viktimave në Islamabad.

Familjarët e viktimave në Islamabad.

Pakistani mban ditë zie për 152 personat që humbën jetën nga rrëzimi i aeroplanit afër kryeqytetit Islamabad.

Mesazhe ngushëllimi kanë dërguar shumë udhëheqës botërorë.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, ka shprehur ngushëllime të thella, ndërsa presidenti amerikan, Barak Obama, ka thënë se “mendja jonë dhe lutjet tona janë për të gjithë ata që janë prekur nga ky incident i tmerrshëm”.

Aeroplani i tipit Airbus 321, që operonte në kuadër të kompanisë private pakistaneze, Airblue, u rrëzua në malet Margalla, afër Islamabadit.


XS
SM
MD
LG