Ndërlidhjet

Pakistan: Asnjë i mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit



Së paku 45 persona janë konfirmuar të vdekur dhe shumë të tjerë besohet të kenë humbur jetën nga rrëzimi i aeroplanit në Pakistan. Operacionet e kërkimit vazhdojnë megjithë shiun e dendur, derisa janë shuar shpresa për të gjetur të mbijetuar të tjerë.

Burimet zyrtare pakistaneze hodhën poshtë informacionet e mëhershme se pesë persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat. Deri tani nuk ka asnjë të mbijetuar. Në momentin e aksidentit në aeroplanin që ishte nisur nga Karaçi drejt Islamabadit ishin 152 vetë. Aeroplani, që i takonte një kompanie private, u rrëzua 2km larg qendrës së kryeqytetit pakistanez.

Ambasada e SHBA-ve njofton se dy qytetarë amerikanë janë në mesin e viktimave.

Pakistani ka shpallur një ditë zie kombëtare.
XS
SM
MD
LG