Ndërlidhjet

logo-print

Ish komandanti i UÇK-së në Prokurorinë Speciale



Pas përfundimit të bastisjeve të sotme në Prishtinë në shtëpinë e një ish komandanti të UÇK-së autoritetet policore i kanë dorëzuar ftesën për tu paraqitur brenda një jave në Prokurorinë Speciale.

Nën mbikëqyrjen e kësaj prokurorie, Policia e EULEX-it ka bastisur shtëpinë e ish-komandanti të UÇK-së, ka njoftuar EULEX-i.

Të njëjtat burime theksojnë se bastisja është e lidhur me hetimet në rastin Bllaca. Bastisja është autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.

”Një prokuror special i EULEX-it është i pranishëm në vendin e ngjarjes për të siguruar mbledhjen e efektshme të materialit dëshmues dhe të japë shpjegime të plota për personat e pranishëm në vendngjarje”, thuhet në komunikatën e misionit evropian.

Mediat kosovare raportojnë se bëhet fjalë për shtëpinë e Azem Sylës.
XS
SM
MD
LG