Ndërlidhjet

logo-print

Ganiçi kthehet në Sarajevë



Ish udhëheqësi i Bosnjës, Ejup Ganiç, ka mbërritur në aeroportin e Sarajevës pas një beteje pesë mujore me drejtësinë britanike.

Në aeroport Ganiç u prit nga rreth 500 njerëz, të gjithë anëtarët e presidencës boshnjake të kohës së luftës, përfaqësuese të organizatës “Nënat e Srebrenicës” dhe të shoqërisë civile.

Ganiç u ndalua muaj më parë në aeroportin Hethrou të Londërs bazuar në një urdhërarresti ndërkombëtar të iniciuar nga Serbia. Pas një gjykimi prej pesë muajsh Gjyakta britanike vendosi që të mos respektojë urdhërarrestin e Serbisë dhe të mos ia dorëzojë Ganiçin autoriteteve në Beograd.
XS
SM
MD
LG