Ndërlidhjet

logo-print

Kongresi miraton fondet për Afganistanin

  • RFE /RL

Presidenti Barak Obama

Presidenti Barak Obama

Ligjvënësit amerikanë kanë miratuar një masë urgjente për financimin e operacioneve ushtarake në Afganistan dhe Irak.

Masa kap vlerën prej 33 miliardë dollarësh dhe do të përdoret edhe për financimin e 30 mijë trupave shtesë në Afganistan, që ishin propozuar nga presidenti Barak Obama. Dhoma e Përfaqësuesve votoi me 301:114 në favor të legjislacionit.

Edhe pse Partia Demokratike ka shumicën në Kongres, ligjvënësve iu deshën gjashtë muaj për të miratuar fondin që kërkoi Obama. Pak para votimit, presidenti amerikan u bëri thirrje atyre që të kalojnë ligjin.

Tani duhet ta shohim strategjinë. Shpresoj se Dhoma e Përfaqësuesve do të veprojë për t’iu bashkuar Senatit, i cili votoi njëzëri në favor të këtij financimi, për të siguruar se trupat tona do t’i kenë burimet e nevojshme dhe se ne jemi në gjendje ta bëjmë atë që është e domosdoshme për sigurinë tonë kombëtare”, tha Obama.

Ndërkohë, gjenerali Xhejms Matis, kandidat për kreun e komandës qendrore të SHBA-ve, shprehu mbështetjen e plotë për staretgjinë e presidentit Obama në Afganistan. Komentet e tij u bënë para Komitetit ushtarak të Senatit.

Nëse Matis konfirmohet për të marrë drejtimin e komandës qendrore, ai do të zëvendësojë gjeneralin Peteures, i cili tashmë ka marrë drejtimin e operacioneve në Afganistan dhe Irak.

Matis shprehu bindjen se fitorja në Afganistan është e mundshme.

Xhejms Matis
Besoj se me zbatimin e strategjisë, ne do të fitojmë në Afganistan. Megjithatë, misioni nuk do të jetë i lehtë. Arritja e qëllimeve tona në Afganistan, kërkon angazhim të fortë të bashkësisë ndërkombëtare”, tha Matis.

Ai tha se dëshiron që drejtuesit e dy grupeve kryesore të kryengirtësve në rajon, Kueta Shura dhe rrjeti Hakani, të cilësohen si organizata terroriste.

Të dyja grupet janë të përfshira në terrorizëm dhe besoj se drejtuesit e tyre duhet të përfshihen në listën e zezë të Departamentit të Shtetit për organizatat terroriste”, tha Matis.

Kueta Shura drejtohet nga Mullah Omari dhe është vazhdim i asaj që ka mbetur nga qeveria talibane e Afganistanit, që ishte në fuqi deri në momentin e ndërhyrjes ushtarake amerikane, në fund të vitit 2001.

Rrjeti Hakani shtrihet kryesisht në Vazrisitan, një nga rajonet fisnore pakistaneze, si dhe në rajonet kufitare brenda territorit afgan.

Megjithatë, Matis theksoi rëndësinë e raporteve të mira me Pakistanin, si rruga e vetme për të luftur me sukses militantët talibanë.

Lidhur me dokumentet sekrete të bëra publike nga WikiLeaks, ku flitet dhe për bashkëpunimin e drejtuesve të lartë të shërbimeve pakistaneze të zbulimit me militantët, Matis pohoi se bashkëpunimi mes Uashingtonit e Islamabadit aktualisht është në nivelin më të lartë sa u përket operacioneve të kundërterrorizmit.

Por, më shumë sesa dokumentet në fjalë, Irani përbën shqetësim më të madh për Matisin.

Irani paraqet sfidën më të madhe në rajon në afat të gjatë, duke pasur parasysh përpjekjet e Teheranit për të prodhuar armë bërthamore dhe për të armatosur e mbështetur grupet militante në rajon. Detyra e Komandës Qendrore është që t’iu përgjigjet aktiviteteve destabilizuese të regjimit iranian dhe të punojë në harmoni me partnerët tanë, që të çojmë përpara interesat e përbashkëta në fushën e sigurisë”, u shpreh Matis.

Ky i fundit, kur u rekomandua nga shefi i Pentagonit për të drejtuar Komandën Qendrore, u përshkrua si njeriu me intelektin dhe gjykimin e duhur për postin. (v.t.)
XS
SM
MD
LG