Ndërlidhjet

Ambasadori amerikan do tëvizitojë Hiroshimën



Ambasadori amerikan në Tokio do të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore në Hiroshimë me rastin e 65 vjetorit të sulmit me bombë atomike. Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Departamenti të Shtetit, Filip Kroullei.

Japonia është vendi i vetëm në botë që është sulmuar me bombë atomike. Sulmi ndodhi në 6 gusht të vitit 1945, derisa Lufta e Dytë Botërore kishte hyrë në fazën e fundit. Pak ditë më vonë forcat amerikane, me bombë atomike goditën dhe qytetin tjetër japonez, Nagasaki.

Departamenti amerikan i Energjisë tha se nga sulmet në Hiroshima dhe Nagasaki humbën jetën përkatësisht 70 mijë e 40 mijë njerëz. Numri i viktimave, si pasojë e këtyre sulmeve, deri në fund të vitit 1945 llogaritet në mes të 90 -160 mijë vetë.
XS
SM
MD
LG