Ndërlidhjet

Ngrohja globale, realitet



Provat për ngrohjen globale janë të pamohueshme, thuhet në një raport të ri të publikuar nga qeveria amerikane. Raporti i referohet punës së mbi 300 shkencëtarëve nga 48 vende të botës.

Raporti nënvizon dhjetë tregues që dëshmojnë se ngrohja globale po ndodh, por nuk specifikon arsyet pse po ndodh ky proces.

Raportet e mëhershme bëjnë përgjegjëse aktivitetin industrial të njerëzve për ngrohjen globale, çfarë është vënë në pikëpyetje nga një numër dyshuesish.

Raporti thekson se janë gjetur temperatura më të larta mbi tokë, mbi oqeane, temperatura më të larta në sipërfaqjen pranë Tokës, nivele më të larta të detrave dhe më pak mbulesa akullnajore. Secila nga tre dekadat e fundit ka qenë me e nxehtë se paraardhësja, derisa periudha 2000-2009 është më e nxehta që kur shoqëria njerëzore ka nisur të masë temperaturën dhe të ruajë të dhënat.
XS
SM
MD
LG