Ndërlidhjet

Karzai vë në pikëpyetje vullnetin e aleatëve



Presidenti afgan, Hamid Karzai ka vënë në pikëpyetje gatishmërinë e aleatëve perëndimorë për të goditur bazat e talibanëve në Pakistan.

“Lufta kundër terrorizmit nuk bëhet thjesht në fshatrat apo në shtëpitë e Afganistanit, por në burimin e fondeve dhe stërvitjes së terroristëve, që gjenden jashtë Afganistanit”, tha Karzai gjatë një konference për shtyp.

Ai shtoi se Afganistani nuk ka mundësi që të realizojë sulme të tilla, por forcat aleate munden. “Pyetja shtrohet përse forcat aleate nuk po veprojnë”, tha presidenti afgan.
XS
SM
MD
LG