Ndërlidhjet

Francezi Lëmetrë, evropiani më i shpejtë



Kristof Lëmetrë zyrtarisht është njeriu më i shpejtë në Evropë. Atleti francez i përshkoi 100 metra në 10.11 sekonda gjatë kampionatit evropian që po zhvillohet në Barcelonë.

Ky është titulli i parë për 20 vjeçarin, që aktualisht vazhdon studimet për inxhinieri elektrike. Në kampionatin francez në fillim të këtij muaji, Lëmetrë e kreu 100 metërshin për 9.98 sekonda. Kjo ishte hera e parë, që një atlet me origjinë evropiane, e bënte 100 metërshin për më pak se 10 sekonda.


XS
SM
MD
LG