Ndërlidhjet

Indi: Kamerun i mbronë komentet e tij për Pakistanin


Kryeministri britanik, Dejvid Kamerun, i ka mbrojtur komentet e tij për luftën e Pakistanit kundër terrorit, duke thënë se është “e rëndësishme të flitet sinqerisht dhe qartas”.

Zoti Kamerun, dje deklaroi se Pakistani nuk duhet të lejohet “që të promovoj eksport të terrorit”, duke e fyer thellë Islamabadin.

Këto komente ai i bëri gjatë qëndrimit të tij në Indi, që është fqinje dhe rivale e Pakistanit.

Komisionari i Lartë i Pakistanit, Wajid Shamsul Hasan, tha se Dejvid Kamerun e ka zgjedhur injorimin e “rolit të jashtëzakonshëm” të Pakistanit në luftën kundër terrorit dhe ka vlerësuar se zoti Kamerun është një politikan i papjekur.

Ai, poashtu, ka akuzuar kryeministrin britanik për dëmtim potencial të gjasëve për paqe ndërmjet Pakistanit e Indisë.

Komentet e zotit Kamerun u bënë vetëm disa ditë pas zbulimit të dokumenteve sekrete të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, në të cilat detajizohen lidhjet e dyshuara ndërmjet shërbimeve të zbulimit të Pakistanit dhe kryengritësve talibanë në Afganistan.
XS
SM
MD
LG