Ndërlidhjet

Karzai: NATO-ja ta luftoj terrorin jashtë Afganistanit


Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, sot ka bërë thirrje që koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga NATO-ja në luftën kundër talibanëve, t’i marrë në shënjestër edhe bazat e terroritsëve jashtë Afganistanit.

“Lufta kundër terrorizmit nuk është në fshatrat dhe në shtëpitë e Afganistanit. Lufta kundër terrorizmit nuk është në vuajtjen e martirëve të popullit afgan dhe të ushtrisë, por në bazat, burimet e financimit dhe të trajnimit të terroristëve, që gjenden jashtë Afganistanit”, tha Hamid Karzai.

Sipas tij, vetë Afganistani nuk ka aftësi për t’i sulmuar bazat e këtilla por, “aleatët kanë kapacitet” dhe pyetja tash është se “përse ata nuk po ndërmarrin aksion”.
XS
SM
MD
LG