Ndërlidhjet

OKB: Kuvajti kompensohet për luftën me Irakun


Kombet e Bashkuara e kanë liruar sot shumën prej 650 milionë dollarësh për kompensimin e Kuvajtit për luftën me Irakun. Procesi i reparacionit filloi në vitin 1994.

Me këtë pagesë, kompensimi i përgjithshëm i paguar për Kuvajtin arriti në 30.15 miliardë dollarë.

Komisioni për kompensim i Kombeve të Bashkuara ka njoftuar se pjesa më e madhe e pagesës së fundit është shpërndarë në kompanitë shtetëtore dhe private dhe për organizatat qeveritare dhe ato ndërkombëtare.

Pas invadimit të Kuvajtit nga regjimi irakian i Sadam Huseinit, në vitin 1991, Iraku duhet të paguaj 5% të të ardhurave të tij nga nafta dhe gazi, në fondin për reparacion të OKB-së.
XS
SM
MD
LG