Ndërlidhjet

OKB: Ban Ki-mun u takua me Jeremiqin


Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, dhe ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, kanë mbajtur sot një takim privat, lidhur me kërkesën e Serbisë për negociata të reja për Kosovën.

Ata kanë diskutuar për propozim rezolutën e Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, se pavarësia e Kosovës nuk paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare, ka njoftuar OKB-ja.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, u ka bërë thirrje të gjitha palëve “që ta mbështesin dialogun konstruktiv dhe zgjidhjen e të gjitha shqetësimeve të mbetura, duke inkurajuar stabilitetin politik dhe dekurajuar provokimet”.
XS
SM
MD
LG