Ndërlidhjet

Belgjikë: 93 të dënuar kthehen në Shqipëri


Belgjika do t’i kthejë 93 shqiptarë të dënuar në Shqipëri, ka shpallur sot ushtruesi i detyrës së kryeministrit, Iv Leterme, pas arritjes së marrëveshjes me kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.

“Për afro dy dekada ne kemi pasur problem me kriminelët shqiptarë, që ishin aktivë në Bruksel”, tha Leterme dhe shtoi se “është shumë pozitive, që pas tre-katër muajve të negociatave arritëm marrëveshje”.

Sipas tij, dërgimi i këtyre të dënuarve në Shqipëri, do të “filloj sa më shpejtë që të jetë e mundur”.

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka synuar që t’i zvogëloj shqetësimet lidhur me reputacionin e vendit të tij në sundimin e ligjit.

“Kjo është absolutisht çështje e së kaluarës. Shqipëria tash e ka shkallën e kriminalitetit shumë më të ulët se sa mesatarja në Bashkimin Evropian”, tha Berisha.
XS
SM
MD
LG