Ndërlidhjet

Irak: Militantët kanë vrarë 17 pjesëtarë të forcave të sigurisë


Militantët sot kanë vrarë 17 pjesëtarë të forcave të sigurisë në mbarë Irakun.

Sulmi më vdekjeprurës ndodhi në lagjen sunite të Bagdadit, Azamijah, ku 10 anëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë nga aksionet e koordinuara nga militantët.

Më herët gjatë ditës, nga një sulm vetëvrasës në Tikrit, janë vrarë katër ushtarë.

Mëtutje, në Falluxha, nga bombat janë vrarë dy ushtarë, ndërsa në Mosul, është vrarë një polic.
XS
SM
MD
LG