Ndërlidhjet

logo-print

Shvarcenberg: Pavarësia e Kosovës, fakt i pakthyeshëm


Ministri i jashtëm çek, Karel Shvarcenberg, deklaroi sot se pavarësia e Kosovës është fakt i pakthyeshëm dhe është shprehur kundër ndarjeve të mëtejshme në Ballkanin Perëndimor.

“Pavarësia e Kosovës është fakt i pakthyeshëm, të cilën edhe ne e kemi pranuar”, tha Shvarcenberg dhe shtoi se “kuptohet jam kundër copëtimit të mëtejmë të Ballkanit, pasi kjo nuk do të zgjidhte asgjë, e do të krijonte komplikime të reja”.

Këto komente ai i bëri në një bisedë on-line me lexuesit e së përditshmes çeke, Mlada Fronta Dnes.
XS
SM
MD
LG