Ndërlidhjet

Gejts: Publikimi i dokumenteve sekrete, i rrezikshëm


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts, thotë se publikimi i mijëra dokumenteve sekrete të Shteteve të Bashkuara për luftën në Afganitsan, mund të ketë konsekuenca “potencialisht të rënda dhe të rrezikshme ”, për forcat amerikane dhe për aleatët e tyre në këtë luftë.

Në konferencën për shtyp, mbrëmë vonë në Pentagon, zoti Gejts tha se faqja në Internet, WikiLeaks, e cila i publikoi raportet, në mënyrë efektive u ka dhënë armiqve të Shteteve të Bashkuara, informata për taktikën dhe teknikën ushtarake amerikane.

Sipas zotit Gejts, Pentagoni synon “hetime agresive” dhe dënime për ata që kanë dorë në zbulimin e dokumenteve, duke theksuar se zyrtarët e mbrojtjes tashmë kanë kërkuar nga agjencia FBI, për të ndihmuar në hetime.

Themeluesi i faqes WikiLeaks, Julian Assange, e ka mbrojtur publikimin e dokumenteve, duke thënë se kjo do të ndihmoj në nxitjen e debatit lidhur me luftën.
XS
SM
MD
LG