Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Forcat speciale e mbizotëruan rrëmbyesin e aeroplanit


Zyrtarët e Rusisë thonë se pjesëtarët e forcave speciale, të maskuar si mjekë, e kanë mbizotëruar personin, i cili e kishte marrë kontrollin ndaj aeroplanit me 105 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit.

Aeroplani kishte arritur në aeroportin moskovit Domodedovo, nga Kaukazi Verior rus.

Tatjana Mozorova, nga ministria e brendshme ruse, u tha reporterëve se rrëmbyesi i dyshuar, 39 vjeçar, ishte nga Kazakistani.

Nuk është e qartë se si ky person e kishte marrë kontrollin ndaj aeroplanit.

Hetuesit nuk kanë gjetur armë apo eksploziv gjatë kontrollit.

Zyrtarët thanë se i dyshuari kishte kërkuar që të takohet me kryeministrin Vlladimir Putin.

Pas dy orësh, forcat speciale ishin larguar nga aeroplani, në të cilin kishin hyrë të maskuar si mjekë, meqë rrëmbyesi i dyshuar kishte lejuar, që disa udhëtarë t’i nënshtroheshin kontrollit mjekësor.
XS
SM
MD
LG