Ndërlidhjet

Jeremiq: Të mbështetet rezoluta e Serbisë për Kosovën


Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, ka kërkuar nga vendet, që nuk e kanë njohur Kosovën, që këtë të mos e bëjnë.

Në një intervistë për agjencinë AP, ai ka thënë se nga këto shtete kërkon që ta mbështesin rezolutën e Serbisë, që e ka paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, se “secesioni i njëanshëm nuk mund të pranohet si mënyrë për zgjidhjen e çështjeve territoriale”.

Mëtutje, Vuk Jeremiq, theksoi se “mbyllja e vërtetë e kutisë së Pandorës” do të bëhet vetëm kur Kosova dhe Serbia, “ta gjejnë zgjidhjen reciprokisht të pranueshme për të gjitha çështjet e pazgjidhura nëpërmjet të dialogut paqësor”.
XS
SM
MD
LG