Ndërlidhjet

OKB: Izraeli t’i japë fund bllokadës në Gaza



Komiteti i të Drejtave të Njeriut i Kombeve të Bashkuara i ka rekomanduar Izraelit t’i japë fund bllokadës në Gaza.

Komiteti ka kërkuar ngritjen e një komisioni të pavarur faktmbledhës, që do të hetojë ndërhyrjen izraelite në anijen turke, që po transportonte ndihma humanitare në Gaza. Nga operacioni në fjalë nëntë persona humbën jetën.

Ndonëse rekomandimet e Komitetit të të Drejtave të Njeriut nuk janë të detyrueshme, dokumenti i miratuar rrit presionin ndaj Izraelit që të lejojë një hetim ndërkombëtar për ngjarjet e 31 majit.
XS
SM
MD
LG